Low Cost Hosting | Free Web Space | Dedicated Hosting | Windows Hosting | Trade Show Displays | GoDaddy Review | FrontPage Web Hosting | Business Hosting
cheap web hosting
Search the Web


H A X H X H I
  HYRJA | FOTO FAQE | FOTO FAQE 2 | FAQE KONTAKTUESE | KARAKTERE MODERNE | FOTO FAQE E QYTETIT TIM | VUAJTJE PER DASHURI | POEZI | BARCOLETA | AFORIZMA | HUMOR | FAQE E MYSAFIREVE | KURANI KERIM | MJETET E THIRJES ISLAME | HAXHXHI | PYETJE DHE PERGJEGJE QESHARAKE | PICTURES | ATOLOGJI E FJALES SE MENQUR  

1006

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

HAXHI

"Per hire te All-llahut, vizita e shtepise (Qabes) eshte obligim per ate qe ka mundesi udhetimi te ajo." (Kur'an, 3:97)

"Dhe pergatituni me furnizim (per rruge), e furnizimi me i mire eshte devotshmeria." (Kur'an, 2:197)


I urojme gjithe motrat dhe vellezerit qe pregatiten per te shkuar ne Haxh:

InshaAllah ju pranohet Haxhi dhe merrni sa me shume shperblime!

Haxhi - apo Pelegrinazhi - eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme te Kalendarit Islam. Haxhi eshte nje obligim fetar per cdo Musliman, burre dhe grua, qe eshte ne gjendje ta kryeje ate, te pakten nje here ne jeten e tyre, nese mjetet financiare lejojne. Per 14 shekuj Muslimanet mblidhen ne Meke duke ndjekur shembullin e profetit tone, Muhamedit alejhi selam (paqja qofte mbi te), dhe duke rikujtuar historine e profeteve Ibrahim as. dhe birit te tij Ismailit as. Ne diten e Arafatit, dita e 9 e muajit te Dhul-Hixhes, gjtihe pelegrinet mblidhen ne rrafshin e Arafatit, 6 milje jashte Mekes ne nje dite lutjesh dhe adhurimi per Zotin. Dita e neserme eshte dita e Kurbanit, qe festohet nga Muslimanet ne gjithe boten.


Pelegrinet e ardhur nga cdo pjese e rruzullit tokesor kane ne buzet e tyre keto fjale adhurimi:


Talbija
Lebbejka-allahume lebbejk
Lebbejka la sherika leka lebbejk
Inna al hamda uan an-ni'mata laka ual-mulk
La sherika lek.

Ja ku qendroj para teje Allah,
ketu qendroj para teje
Nuk ka zot tjeter vec Teje,
Ja ku qendroj para teje;
Ty te takojne gjithe falenderimet,
E jotja eshte gjithe fuqia dhe meshira,
Nuk ka zot tjeter vec teje.

Literarisht: Fjala 'haxh' do te thote te shkosh tek nje person apo nje vend i nderuar. Per Muslimanet fjala 'haxh' nenkupton adhurimin e Allahut permes kryerjes se ritualit te Haxhit ne nje kohe te caktuar (dita e 9-12 e muajit Dhul-Hixhe) dhe ne nje vend te caktuar (Meke), si dhe ne nje menyre te caktuar. Allahu xh.sh. e beri obligim kryerjen e Haxhit per Muslimanet ne vitin e nente te Hixhres (shpernguljes ne Medine). Ndaj Muhamedi as. ka bere vetem Haxhin e Lamtumires. [Lexo Fjalen e Lamtumires se Profetit]

Figurat qe vijojne paraqesin vendet qe vizitohen nga Haxhinjte gjate ritualit te shenjte te Haxhit.

Per Haxhin ne Traditen e Profetit Muhamed (alejhi selam), apo ne Hadithe, gjejme se Muhamedi (as) ka thene:

  • "Islami mbeshtetet ne pese shtylla: ..." Dhe nje nga shtyllat eshte Haxhi.

  • "Shperblimi i personit te cilit i pranohet Haxhi eshte Xheneti."

  • "Ai qe kryen Haxhin duke mos folur gjera te kota dhe duke mos kryer vepra te mbrapshta, do te kthehet nga Haxhi i paster nga gjynahet sikunder ne diten e pare te lindjes."

Profeti as. ka thene: "O njerez, Allahu e beri Haxhin obligim per ju, ndaj kryejeni ate." Ne lidhje me kete nje person e pyeti, "O i Derguari i Allahut, a duhet kryer Haxhi per cdo vjet? Muhamedi as. heshti dhe njeriu ia perseriti pyetjen tre here. I tha Muhamedi as. se "Nese une do te them 'PO', atehere do te behej obligim per ju qe ta kryeni ate (Haxhin) cdo vit, por ju nuk do te jeni ne gjendje ta beni ate."

Kaba: Disa te dhena mbi madhesine dhe historine e saj

Kaba (Qabja) eshte ndertesa drejt te ciles Muslimanet drejtohen pese here ne dite gjate namzait te tyre. Literalisht, fjala 'Kabe' ne Arabisht i referohet nje vendi te nderuar dhe prestigjioz.

Aktualisht Kaba  eshte e larte afersisht 12 metra. Dhoma brenda Kabes eshte 13 me 9 metra. Muret e Kabes jane 1 meter te gjere. Muret jane te gjitha prej guri. Muret brenda, ne dallim nga ato jashte, nuk jane te lustruara. Dyshemeja e dhomes qendron 2.2 metra me larte se vendi ku njerezit kryejne ritin e rrotullimit rreth Kabes (Ta'uafin).

Kaba eshte ndertuar dhe rindertuar nga keta profete: Ademi, Ibrahimi, Ismaili dhe Muhamedi (paqja qofte mbi ta). Asnje godine tjeter nuk e ka patur kete nder. Ndertimi i pare i Kabes eshte bere nga Profeti Adem (alejhi selam). Ne Kur'an Allahu thote se kjo ishte shtepia e pare e ndertuar nga njerezimi per te adhuruar Allahun. Pas kesaj, Ibrahimi dhe Ismaili (paqja qofte mbi ta) e rindertuar Kaben.

Historianet dhe dijetaret jane te mendimit se Kaba eshte rindertuar diku nga 5 deri ne 12 here. Rikonstruksioni me i fundit i Kabes u be ne vitin 1996.


Historia e Sakrifices se Ibrahimit - ...Si mundet Ibrahimi ta marre birin e tij te dashur, frutin e jetes se tij, gezimin e jetes se tij, dhe t'ia vere thiken ne fyt? Ismaili i ri duhet te vdiste dhe Ibrahimi plak te jetonte?! Kushedi sesi eshte ndjere Ibrahimi as. Brenda tij duhet te kete qene nje xhihad i vertete. Te zgjedhe midis Zotit dhe Ismailit. Cilen do te zgjedhe Ibrahimi? Dashurine e Zotit apo dashurine per vete? Besimin apo emocionet? Pergjegjesine apo kenaqesine? ...