Duke u mbeshtetur ne kete rregull themi: ai qe e kerkon ndonje adhurim duhet te sjell argument dhe ai qe e ndalon ndonje adet duhet te sjell argument.
Mustafa iben Kerametull-llah Mahdum ne disertacionin e tij te doktoratures per mjetet si rezyme e thote kete:
"Qellimi i thirrjes islame eshte udhezimi i njerezve dhe realizimi i interesit per ta, andaj secili mjet i cili con ne kete qellim dhe e realizon ate pa ndonje kundershtim fetar, eshte ne suazat e te ligjshmes dhe lejuarese". (Kavaidul-Vesaili fish-Sherijatil-Islamije", fq. 343).
Zgjedhja e mjetit te pershtatshem eshte shkak per arritjen e qellimit
Te gjith ne e kemi verejtur se disa ide dhe shprehi edhe pse nuk jane te verteta e as me vlere jane perhapur per shkak se kane perdorur mjete te pershtatshme per perhapjen e tyre, kurse nga ana tjeter gjejme disa thirres qe i ka kapluar plogeshtia dhe dobesimi dhe nuk ia arrijne qe ta perhapin di duhet kete fe, edhe pse Islami ka prirje per perhapje sepse perputhet me cdo kohe dhe vend dhe eshte ne perputhje me natyren e njeriut, ne te cilen e ka krijuar All-llahu. Nese e hulumtojme shkakun e kesaj do te kuptojme se shkaku i tere kesaj eshte keqperdorimi i mjeteve.
Rregullatori kryesor per perdorimin e mjeteve
Ne kete drejtim duhet te tregojme se mjetet duhet te jene ne perputhje me rregullat fetare, te cilat e mbrojne thirresin nga gabimi me qellim te mire dhe nga shpikja e gjerave te cilat nuk kane baze ne fe te All-llahut, subhanehu ve teala.
Duke u nisur nga rregulli i madh fetar: Mjetet i kane dispozitat e qellimeve, dalin dy rregulla qe duhet ti kemi ne konisderate:
Nje: Leja, domethene te jete e lejuar fetarisht ose me percaktim ose duke hyre nen rregullat e pergjithshme.
Dy: Dobia (interesi). Ketu hyn pershtatja me momentin, zgjedhja e mjetit, peshimi i demit dhe dobise. Kurse tere kjo kerkon analiza te thella dhe zemer te paster.
Mjetet e thirrjes
Mjetet qe do t'i permendim ne vijim, disa prej tyre mund te jene te pershtatshme ne kete kohe, mirepo mos te jene te pershtatshme ne kohen qe vjen.
Ne kete drejtim njeriu duhet te njeh edhge aftesite e veta, ate qe mund ta jep per te miren e tij dhe te mbare umetit, e mos te behet sikur "deveja qe nxiton, e cila as qe arrine ne destinacionin e caktuar e as qe i mbetet kurrizi pa thyer", sikurse ka treguar kete gje Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Kur flasim per mjetet deshirojme te permendim se njeriu me keto mjete duhet te bashkevperon sipas aftesive shkencore qe ka, sepse ai, te cilit i mungon nje gje, nuk mund ta jep ate gje. Ketu hyne edhe aftesite intelektuale edhe ato fizike.
Mjetet per thirrje ne fe te All-llahut jane te shumta dhe riperterihen vazhdimisht, prej tyre mund te permendim:
Nje: Mjetet e lexuara.
Prej mejeteve te lexuara me te cilat mund te therrasim ne fe te All-llahut jane:
1- Shkrimi i librave.
Shkrimi i librave nuk duhet te jete qellim ne vete, por te kete nevoje per ate shkrim. Haxhi Halife, kur flet per shkrimin dhe nevojen per shkrim thote:
"Shkrimi eshte shtate kategorishe dhe secili dijetar dhe njeri i mencur duhet te shkruan vetem brenda tyre, e ato jane:
- Nje gje per te cilen nuk ka shkruar askush para tij, e ai e shpik;
- Nje gje te manget te cilen ai e ploteson;
- Nje gje te mbyllur (te paqarte) ai e sqaron;
- Nje gje te gjate, te cilen ai e shkurton, duke mos e prishur kuptimin e tij;
- Nje gje te shperndare duke e grumbulluar;
- Nje gje te perzier duke e renditur;
- Nje gje ku ka gabuar autori, e ky e permireson.
Secili autor i ndonje libri ne ndonje lemi per te cilen kane shkruar edhe tjere, libri i tij nuk duhet te jete pa nje nga pese dobite:
- Konkludim i gjerave te veshtira;
- Grumbullimi i gjerave te shperndara;
- Sqarimi i gjerave te paqarta;
- Rregullim dhe shkrim i mire;
- Eliminim i teprices dhe zgjatjes". (Shiko: "KeshfuDhunun an esamijel-Kutubi vel-Funun; 1/36-35).
Thirrja ne fe te All-llahut eshte tregti me All-llahun, nuk eshte tregti materiale. Tregtia materiale e lire mbeshtetet ne konkurence dhe mbetet me i fuqishmi, kurse veprimtaria e thirrjes dallon, andaj nese nje thirres e sheh dikend se eshte duke e bere nje veper, te cilen deshiron edhe ai ta ben, le ta falenderon All-llahun se ka kush e ka bere kete veper, pasiqe mejdani eshte i gjere, andaj le te shikon ndonje hapesire tjeter. Qellimi eshte me tregu se qellimi i thirresve nuk eshte rrenimi i personaliteteve dhe nencmimi i tyre, por perkrahja per njeri tjetrin, keshilla reciproke, orientimi dhe udhezimi.
2- Shkrimi i letrave. Letrat jane dy llojesh:
Nje: Letra personale, te cilat i shkruajne njerezit dhe ua degjojne miqve dhe dashamireve, ose gazetave dhe revistave te ndryshme.
Dy: Letra ku studiohen ceshtje te ndryshme ne akide, fikh, edukate, etj. dhe publikohen si fletushka.
Perhapja e kesaj dukurie ne nje aspekt eshte e dobishme, sepse i nxite njerezit ne lexim dhe ua mesojne disa gjera te cilat nuk i kane ditur, kurse ne aspektin tjeter eshte e demshme, nese njeriu mjaftohet vetem me to dhe le pas dore leximin e librave te medha dhe bazore.
Ne kete drejtim hyjne edhe letrat qe dergohen nepermjet telefonave celular, nese shfrytezohen si duhet kane ndikim shume te madh.
3- Shkrimi ne gazeta dhe revista. Kjo ndahet ne dy kategori:
Nje: Shkrimi ne gazeta dhe revista te specializuara fetare.
Dy: Shkrimi ne gazeta dhe revista te pergjithshme. Pjesmarrja ne keto gazeta dhe revista eshte gje e pelqyeshme dhe e kerkuar, mirepo duhet patur parasysh disa gjera ne kete drejtim:
- vendi ku do te publikohet shkrimi;
- mosndryshimi i tekstit.
Ai qe deshiron te therret ne fe te All-llahut me shkrim, shkrimi i tij duhet te jete i gjalle dhe i fuqishem, me argumente nga Kur'ani dhe Sunneti dhe sqarime te mjaftueshme dhe te rendesishme per te depertuar deri te mendja dhe zemra e lexuesit.
- mospublikim ne kohe kur njerezit jane te angazhuar dhe preokupuar me gjera te pergjithshme ose ndodhi te jashtezakonshme.
4- Interneti. Interneti eshte prej mejeteve te reja dhe leximi ne to eshte mjaft i perhapur. Andaj duhet ta shfrytezojme kete mjet per te perhapur fene e All-llahut nepermjet tij.
Pjesmarrja ne internet mund te jete duke shkruar shkrime te caktuara, duke publikuar libra, duke perkthyer shkrime interesante, duke marre pjese ne forume te ndryshme debatuese, duke postuar shkrime ne lista te ndryshme, etj.
Dy: Mjetet audiovizuele.
Edhe keto mjete kane ndikim te madh te publiku, mirepo mvaret shume edhe nga kualiteti i lendes, ligjeruesit, ligjerimit, prezentimit, kohes, etj.
Prej ketyre mejeteve jane:
1- Arsimi me te gjitha llojet e veta, qofte arsimi i rregullt, ose shkollat fetare, ose mesimet dhe ligjeratat neper xhamia.
Secili mesues, pa mare para sysh se me cfare nxenes mirret, nese kujdeset per gjendjen e tyre dhe u flet aq sa kuptojne do te ndikon ne edukaten e tyre.
Amr iben Asi, radijall-llahu anhu, pasiqe kreu tavafin i drejtohet nje grumbulli njerezish qe ishin ulur afer Qabes dhe qe kishin larguar prej atje femijet, duke u thene:
"Mos i largoni ata prej ketu, benu vend atyre, afroni dhe inspironi, sepse sot ata jane te vegjel, mirepo se shpejti do te behen te medhenjte e popullit, sepse dje ishim te vegjelit e popullit, kurse sot jemi bere te medhenjte".
Iben Muflihu, duke e komentuar kete thote:
"Kjo eshte e vertete, sepse dija qe mirret ne femijeri mbetet, andaj duhet te kujdesemi per nxenesit e vegjel, sidomos ata qe jane te kthjellur, te zgjuar dhe qe kujdesn per te marre dije. Andaj nuk duhet ta konsiderojme moshen, varferine ose dobesine e tyre pengese per kujdes dhe preokupim me ta". (El-Adab esh-Sherije", 1/244).
Mesues dhe pedagog i sukseshem eshte ai qe vepron per ta hapur diapazonin e diturive nxenesve dhe ti nderlidh ata me Krijuesin e tyre gjat cdo rasti te volitshem qe i jepet gjate mesimdhenies.
Iben Kajimi, rahimehull-llah, thote:
"Bereqeti i nje njeriut eshte tua meson te miren njerezve kudo qe gjindet, ti kshillon te gjith ata qe mblidhen rreth tij. All-llahu, subhanehu ve teala, tregon per Isain, alejhisselam, se ka thene:
"Me ka bere dobiprures kudo qe te jem dhe me ka porositur me namaz (falje) e zeqate per sa te jem gjalle!". (Merjem: 31).
Domethene mesues te te mires, thirres ne fe te All-llahut, perkujtues i Tij, stimulues ne respekte ndaj Tij. Kjo eshte bereqeti i njeriut, ai qe eshte i zbrazur nga kjo ai eshte i zbrazur nga bereqeti, eliminohet bereqeti i takimit dhe bashkimit me te".
2- Hutbeja. Mbajtja e hutbes (ligjerimi) eshte shume i vjeter, kurse me ardhjen e Islamit eshte shtuar edhe me shume fuqia dhe rendesia e hutbes.
Fuqia e hutbes eshte shtuar me menyrat e bukura, shprehjet e zgjedhura dhe stolisja e tyre me argumente nga Kur'ani dhe Sunneti i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse rendesia eshte spikatur duke u shnderuar ne adhurim, qofte ligjerimi ose degjimi.
Andaj hatibi e ka obligim qe te kujdeset per degjuesit duke e zgjedhur temen, kohen, zgjatjen, gjendjen, situaten dhe rrethanat, etj.
3- Keshilla. Njeriu duke e perdorur kete mjet mundohet te ndikon tek ata qe i therret ne fe te All-llahut ne menyre qe perkon me gjendjen dhe vendin.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ne shume raste i ka keshilluar sahabet me keshilla ne perputhje me gjendjen dhe kohen.
Tregon Irbad iben Sarije, radijall-llahu anhu:
"Na ka keshilluar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nje dite pas namazit te mengjesit me nje keshille te fuqishme, na rrodhen syt lot dhe na u dridhen zemrat. Nje njeri tha: kjo eshte keshille e njeriut qe ndahet prej dikujt, cka na porosite". (sahih, transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxheja, etj).
Keshilla zakonisht jepet ne raste kur njerezit nuk jane te pergaditur per te, qofte pas namazve ose kur takohen ndonje here, mirepo me kusht qe te kemi kujdes per njerezit dhe mos ti bezdisim ata.
4- Ligjerata. Ligjerata dallon nga keshilla, sepse njerezit vijne ne ligjerate te pergaditur. Ligjerata permban sqarime shkencore, eshte me e gjate, mundohet ta ngerthen tere temen, ka hapesire per pyetje dhe sqarime, gje qe kerkon nga ligjeruesi te jete i pergaditur shkencarisht, intelektualisht, psiqikisht per tu pergjgigjur pyetjeve qe parashtrohen dhe te kerkon falje per ate qe nuk e din.
5- Tribuna. Tribuna dallohet nga ligjerata, sepse ne tribune marrin pjese me shume se nje ligjerues dhe kjo e largon merzine dhe bezdisjen per kete shkak dhe per shkak te dallimit te temave.
6- Radioja. Edhe ketu vlen e njejta ndarje sikur te shkrimet ne gazeta dhe revista. Nese nje thirres e sheh rendesine e pjesmarrjes ne programe te pergjithshme, ai duhet ta shfrytezon pranine e tij atje per te permiresuar dhe per te ndikuar sa ma shume te masa qe e degjojne ate program.
7- Televizioni dhe kanalet satelitore. Pjesmarrja ne keto kanale nuk eshte me e keqe e kulluar, sepse arritja e zerit te nje thirresi ne nje auditorium prej miliona shikuesve eshte nje lehtesim shume i madh, njeherezit edhe nje pergjegjesi e madhe, e cila kerkon studim serioz per prezentim dinjitoz dhe te pershtatshem me madhesine e ketij mediumi.
8- Audio kaseta. Kjo eshte nje mjet shume i lehte dhe shume efikas. Duke krijuar kaseta me lende te llojllojshme, si ato shkencore, keshilluese, me tregime ndikojme me te madhe ne masen e gjere. Ajo qe kerkohet ne kete drejtim eshte perkujdesi per publikimin e mire dhe kualitativ te ketyre materialeve. Ne jemi deshmitar te faktit se kaseta sot eshte shkak per udhezimin e shume njerezve dhe shkak per tua shtuar dijen mbi fene e All-llahut shume njerezve. Kaseta deperton atje ku nuk mund te deperton thirresi, ndikon aty, ku ndoshta prania direkte nuk do te kishte ate ndikim.
Ky mjet eshte edhe per ligjeruesin, hoxhen, por edhe per masen e gjere, duke e shfrytezuar dhurimin e kasetes si mjet per te perhapur udhezimin e njerezve.
Tre: Organizatat shkencore dhe thirrese.
Kjo domethene organizimin e punes se davetit duke i perfshire sa ma shume njerez ne kete fusheveprim. Kjo shkakton me shume ide dhe mendime qe e ndihmojne kete veprimtari, me shume energji dhe potencial dhe nuk mvaret vetem nga nje njeri, ashtuqe me mungesen edhe eliminimin e tij, te eliminohet edhe miresia dhe thirrja ne fe te All-llahut.
Kjo veprimtari dallohet me planifikim, organizim, precizitet dhe ikje nga spontaniteti.
Ekzistimi i rregullave qe e organizojne veprimtarine e thirrjes, njohja e detyrave dhe te drejtave te atyreve qe punojne ne ate organizate, ekzistimi i keshillit adiminstrativ dhe udheheqes, i cili mer vendime jane shkaqe qe gabimet e kesaj organizate te jene me te vogla, kurse dobia dhe suksesi me i madh.
Ketu hyne edhe qendrat verore, aktivitetet e ndryshme shkollore, pikniqet, kampingjet, etj.
Kater: mjetet tjera.
1- Shkuarja ne vendin e njerezve qe deshiron t'i therrasish ne fe te All-llahut. Thirresi duhet te jete njeri qe ua sjell krijesave te verteten, duke patur shembull ne kete gje Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili u shkonte idhujtareve te Mekes ne tregun Ukadh, Dhil-Mexhaz, etj. mirepo ai qe deshiron te shkon te ata per ti thirrur duhet te jete i pajisur me dije, besim te fuqishme dhe metode te shendoshe.
2- Pergjigjeja e ftesave. T'i pergjigjemi fteses se vellaut tone musliman eshte obligim, sidomos nese mungojne mekatet dhe gabimet, te cilat nuk mund ti ndryshosh.
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thote se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thene:
"Pese gjera jane obligim i muslimanit kundrejt vellaut te tij: kthimi i selamit, thenja jerhamukall-llah atij qe teshtis, pergjigjeja kur na fton, vizita e te semurit dhe percjellja e xhenazes". (Buhariu dhe Muslimi).
Mirepo ne keto raste thirresi nuk duhet te insiston qe vetem ai te flet, e mos ti le njerezit te flasin mes vete, sepse shkaku i ketij tubimi eshte te shihen njerezit mes vete pas nje kohe te gjate qe nuk jane pare. Andaj thirresi duhet ta kete parasysh edhe kete element dhe duhet te jet i lehte ne prezentimin e tij dhe sjelljet e tija te manifestojne modestine, butesine dhe zemergjeresine e tij.
3- Veprimi per dobine e tyre dhe per pajtimin mes tyre.
Te veprosh per dobine e xhematit eshte edukate fisnike dhe argument se nuk je egoist dhe vetjak.
Drejtimi i njerezve kah hoxha dhe thirresi per tua kryer nevojat eshte nje mjet shume i rendesishem per tua perfituar zemrat e tyre, sepse bamiresia ndikon te njeriu dhe ata e dojne edhe me shume, madje hidherimin e shnderon ne dashuri.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thote:
"Ai qe ia largon nje brenge te dynjase besimtarit, All-llahu ia largon nje brenge te ahiretit, ai qe ia lehteson njeriut ne veshtiresi, All-llahu ia lehteson atij ne dynja dhe ahiret, ai qe ia mbulon te metat muslimanit, All-llahu ia mbulon ne dynja dhe ahiret. All-llahu eshte ne ndihme te robit, perderisa robi eshte ne ndihme te vellaut te vete". (Muslimi).
Nese xhemati te hoxha gjen vetem buzeqeshjen edhe kjo do te ndikonte pozitivisht te ai, e mos te flasim se cfare ndikimi do te kishte nese ai angazhohet dhe vepron per tia kryer nevojat qe ka.
Thirresi dhe hoxha duhet te veprojne per pajtimin e muslimaneve dhe afrimin e tyre. All-llahu, subhanehu ve teala, thote:
"Ne shume biseda te tyre te fshehta nuk ka kurrfare dobie, pervec (bisedes) kush keshillon per lemoshe, per ndonje te mire ose pajtim mes njerezve. E kush i ben keto duke pasur per qellim vetem kenaqesine e All-llahut, Ne do ti japim me vone (ne boten tjeter) shperblim te madh". (En-Nisa: 114).
Problemet jane te rendomta ne jeten shoqerore, andaj hoxha ose thirresi ne fe te All-llahut, duhet te veprojne qe ata te behen reference e njerezve ne zgjidhejn e problemeve te tyre, veper me te cilen fitojne shume gjera. Ua mesojne njerezve arbitrimin ne ligjin e All-llahut, ua perfitojne zemrat, e forcojne shoqerine muslimane, e pengojne harxhimin e pasurise se tyre pa nevoje neper avokate te ndryshem, etj.
Shikoni se kush ka qene Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe sa eshte kujdesur per njerezit dhe problemet e tyre.
Abdullah iben Shekiki thote: I thash Aishes, radijall-llahu anha:
"A eshte falur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ulur? Tha: po, pasiqe e raskaptien njerezit". (Muslimi).
I ketille ka qene Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili duhet te jete shembulli yne ne jete, eshte raskapitur duke ua kryer nevojat njerezve dhe duke u munduar tua zgjidh problemet e tyre.
4- Udhetimet. Thirresi ne fe te All-llahut duhet edhe te ece dhe te udheton per ta perhapur fene e Tij dhe per tua mesuar njerezve gjerat esenciale te fese se All-llahut, sidomos ne kete kohe qe injoranca mbi fene e All-llahut ka arritur kulmin, saqe njerezit nuk i dine as gjerat elementare te fese.
Duhet ti shfrytezojme keto mjete qe jane shpikur ne kete shekull per te ecur larg e ma larg per kete fe, qofte udhetimi me veture, ose autobus, ose tren, ose aeroplan, sepse keshtu e shprehim falenderimin tone ndaj All-llahut per keto dhunti.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dergoi Musab Iben Umejrin ne Medine qe tua meson fen banoreve te Medines, pastaj dergoi Muadhin dhe Ebu Musen ne Jemen, e keshtu me rradhe, domethene kane udhetuar me qindra kilometra ne ate kohe dhe me ato mjete per te perhapur fene e All-llahut.
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke udhetuar me Muadhin ne devene e tij, ia meson bazat e adhurimit dhe fese, obligimet e njeriut ndaj All-llahut dhe detyrat e All-llahut ndaj tij, ne hadithin e njohur, duke na dhene shembull konkret se si duhet shfrytezuar cdo moment per tua mesuar njerezve fene e All-llahut.
Kjo metode e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk i ka lene vend askujt qe te arsyetohet per pasivitetin e vet ne kete drejtim.
Per fund
Ka edhe shume mjete tjera qe mund te shfrytezohen per te thirru ne fe te All-llahut dhe me shpenzime te vogla ekonomike dhe fizike, mirepo keto jane ato qe mund te prezentohen.
Edhe nje gje.
Te gjitha keto mjete ndoshta nuk mundet ti perdor nje hoxhe apo nje thirres, mirepo nje grumbull i hoxhallareve dhe i thirresve nese punojne bashk mund ti realizojne te gjitha keto mjete madje edhe ma shume se kjo qe kemi permendur.
Andaj puna me xhemat perpos te bereqetit, konsultimit, ka edhe dobine e ndarjes se detyrave dhe perdorimit te sa ma shume mjeteve te mundshme.
Ajo qe eshte e sakte eshte prej All-llahut dhe meshires se Tij, kurse ajo qe eshte gabim eshte prej meje dhe shejtanit, e lus All-llahun te na mbroje nga kurthet e tija.
All-llahun e lusim qe te shtoje ambicjet tona per te thirru ne fene e All-llahut dhe per tua ofruar njerezve lumturine ne dynja dhe shpetimin ne ahiret. Amin.